Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ishte i ashpër ndaj Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, duke e quajtur atë si njeri i Rusisë dhe Serbisë e gjithashtu edhe si i pafytyrë.
Ai tha se Amerika ka qenë ajo që e ka ndihmuar vazhdimisht në beteja të ndryshme e që ndihmon edhe sot.
Haradinaj në kanal10 tha se Amerika ka qenë ajo që i largoi rumunët dhe ata të KFOR-it qe ishin të lënduar dhe e kanë shpëtuar policinë në veri.
Ai gjithashtu theksoi se kjo është një idiotësi kur thuhet se Amerika nuk dëshiron rend dhe ligj në veri, pasi që ata e kanë ndihmuar gjithmonë Kosovën dhe çështjet në veri.
“Amerika i ka bë ato sene, ky është i pafytyrë shumë ju lutna, është njeri i Rusisë e i Serbisë kur flet kështu. Me ju thanë ti studentave që po du me bo rend e ligj në veri e për qato Amerika nuk po m’don. Qysh more nuk po të vjen marre, kur Amerika ta ka mundësu me bo atë rend e ligj”, shtoi tutje Haradinaj.
Haradinaj e quajti Kurtin si “Djali i Putinit, për faktin se sipas tij, Kurti po krijon krizua në vendin tonë dhe po e bën të pasigurtë qëndrimin në vend.
Ai tha se shumë mirë po tregon Amerika që të qëndorjmë anash dhe të qëndrojmë në hartën tonë, sepse siç e tha Haradinaj, Amerika mezi na ka sjellë këtu, në këtë ditë si të lirë e të pavarur.
“Amerika po thotë rrini ju anash, në gjendjen e juaj, krzni puntë e juja, mos hyni në harta të pasigurisë, po na thotë përditë, se mezi ju kem pru këtu ku jem kem pru e mos rrini në hartë të pasigurisë, rrini të sigurt, rrini me ne. O dal ky djali i Putinit, po don me kriju krizë këtu. Nuk ka kurrkujt tjetër mi këtë dhe, kriza situata të pasigurta mrena territorit të Kosovës nuk i shërbejnë kurrkujt tjetër pos Putinit”, shtoti tutje Haradinaj ne kanal10.



Të tjera
Uncategorized
REL: Sharje për vota – programet mbeten në hije
Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”,
Uncategorized
Dogana zbulon barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të konsiderueshme
Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të
Uncategorized
Rukiqi godet pushtetin e Kurtit: Po blejnë energji elektrike që origjinën e ka në Serbi
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në