Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të mos e neglizhojnë pjesëmarrjen në balotazhin e 9 nëntorit për zgjedhjet komunale në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj ka falënderuar diasporën për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë AAK-së dhe Kosovës, duke kujtuar rolin e tyre edhe gjatë periudhave të vështira, përfshirë proceset në Hagë.
“E di se shumë prej jush jeni angazhuar shumë, si për zgjedhjet parlamentare në shkurt, ashtu edhe për zgjedhjet komunale tani. Keni votuar në Diasporë, keni kontaktuar familjarët tuaj dhe miqtë, dhe keni ardhur në Kosovë për ta përkrahur Aleancën. Besnikëria juaj është e rrallë… Haga 1, Haga 2 e sfidat e tjera, dhe nuk na latë asnjëherë vetëm,” ka shkruar Haradinaj.
Ai ka bërë thirrje që bashkatdhetarët të vazhdojnë angazhimin edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve:
“Mos e neglizhoni rëndësinë e ditës së balotazhit, votoni prej atje nëse mundeni, komunikoni me familjet dhe të njohurit tuaj në Kosovë, apo ejani edhe njëherë e votoni në Kosovë,” ka theksuar ai.
Haradinaj ka paralajmëruar se në muajin dhjetor mund të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare, duke theksuar se Aleanca po rikthehet fuqishëm edhe falë angazhimit të diasporës.
“Të vazhdojmë të bashkuar si asnjëherë më parë, sepse Kosova na thërret,” ka përfunduar kryetari i AAK-së.



Të tjera
Aktuale
E trishtë: Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në SHBA
Një aksident tragjik ndodhi më 11
Bota Lajme
Ish-ambasadori holandez: Nëse ka proces të drejtë, ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm
Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, ka zhvilluar
Aktuale
Policia kërkon ndihmë për kapjen e një qytetari, dyshohet për vjedhje të rëndë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën