Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetjen për protestën që do të mbahet këtë të diel, më 14 shtator, në Hagë nga bashkatdhetarët dhe organizatat e dala nga lufta, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se protesta është një porosi e fuqishme për drejtësinë dhe për të dëshmuar se lufta e Kosovës ka qenë e drejtë dhe çlirimtare.
Haradinaj theksoi se, ndonëse nuk do të marrë pjesë personalisht, mbështetësit e Kosovës në diasporë kanë një rol të rëndësishëm në dërgimin e mesazhit të vërtetë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Personalisht s’mund të marr pjesë, por siç e dini ne e gëzojmë një respekt me autoritet për një pjesë të diasporës jo veç tash këtyre por edhe të hershëm të patriotëve shqiptarë, gjithw atyre që janë liridashës. E mbështesin protestën edhe si porosit se lufta jonë ishte e drejtë, ishte çlirimtare dhe mbetet e tillë. I ftoj të gjithë, kush të mundet që me prezencën e tyre ta japin një porosi të fuqishme se lufta për çlirimin e Kosovës ishte e drejtë dhe çlirimtare”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai këto komente i bëri pas homazheve në kujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet