Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve në sektorin e energjisë, duke akuzuar qeverinë Kurti për përfshirje në afera të thella korruptive, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka ngritur akuza të rënda ndaj shefit të kabinetit të kryeministrit, Luan Dalipi, duke thënë se kompania e vëllait të tij po përfiton në mënyrë të padrejtë nga shit-blerja e energjisë, nën mbulesën e “tregut të lirë”.
“Mafia energjetike nuk po fshihet më. Nën dritën e diellit, me emër e mbiemër, para syve të një populli të vjedhur, kompania e vëllaut të Luan Dalipit, shefit të kabinetit të kryeministrit pa legjitimitet Kurti, shpërblehet në emër të ‘tregut të lirë’ për shit-blerje të energjisë. Çmimin dihet kush e paguan, qytetari i mashtruar”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai ka paralajmëruar se situata po bëhet çdo ditë më alarmante dhe se për të ashtuquajturën “mafia energjetike”, fundi nuk do të jetë i mirë.
“Ky krim dhe korrupsion, çdo 24 orë, po shfaqet në forma gjithnjë e më të rënda. Por kjo duhet të ketë një fund. Dhe ky fund nuk do të jetë i mirë për këtë mafi. Mbetet vetëm një pyetje për këtë popull: Kur është ai fund? Deri kur? Çfarë duhet të ndodhë më shumë se kaq? Kjo është gjendje e jashtëzakonshme dhe emergjencë kombëtare”, ka shtuar ai.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite