Vetëm dy javë pas licencimit zyrtar, kompania MDA Energy, e themeluar nga Leondrit Dalipi, vëllai i Luan Dalipit – shefit të kabinetit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ka hyrë në tregun e energjisë në Kosovë, duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me KOSTT-in dhe KEDS-in, dy prej institucioneve kyçe të sistemit energjetik në vend.
MDA Energy, që tani zyrtarisht mund të furnizojë konsumatorët me energji elektrike, në një njoftim zyrtar të bërë në Facebook, ka theksuar se do të ofrojë shërbime me çmime konkurruese, energji të qëndrueshme dhe të sigurt për klientët e saj të ardhshëm.
Në njoftimin e publikuar, kompania e ka cilësuar këtë hap si një “kapërcim gjigant” drejt një tregu më efikas dhe më të hapur.
Para pak ditësh në faqen e kompanisë është publikua edhe një biografi e Leondritit, vëllai i Luan Dalipit (shefit të kabinetit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti).
Ai sipas njoftimit të kompanisë, është udhëheqës i Projekteve për Gjenerimin e Energjisë së Ripërtërishme dhe Specialist i Tregtimit të Energjisë në MDA.



Të tjera
Aktuale
“Armëpushimi” e shtrenjton naftën, MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Rasti i rëndë në Deçan ku vdiq një punëtor, Policia: Po hetojmë rastin
Një rast i rëndë ka ndodhur