Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka thënë se aktualisht Kosova është në një gjendje të paralizës shoqërore dhe politike, ku ka stagnuar zhvillimi ekonomik dhe ku po lulëzon korrupsioni e po rritet varfëria, si rezultat i Qeverisë Kurti, shkruan Express.
Hamiti thotë se përballë kësaj gjendjeje, presidentja dhe kryeministri në largim, po sillen si të jetë një gjendje normale.
“S’mund të presësh që formacioni politik që i ka dhënë tatëpjetën Kosovës – Lëvizja e popullit, siç po mbiquhet Vetëvendosja e Albin Kurtit – ta nxjerrë vendin nga kriza, aq më pak ta çojë përpara Kosovën në ndonjë fushë. Kosova është nën sanksione ndërkombëtare për fajin e tyre tash e dy vjet. “, ka shkruar Hamiti.
Ai në një reagim në ‘facebook’ thotë se VV dhe satelitët e saj hyn në zgjedhje të 9 shkurtit pa program dhe morën 42 %, duke denigruar partitë rivale.
“Kaq u mjaftoi në sytë e përkrahësve të vet. Me këtë rezultat që, për cilindo formacion tjetër politik të përgjegjshëm, do të ishte i shkëlqyeshëm, këta s’po ia dalin (apo s’po duan) as ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Kandidatura e dështuar për kryetare të Kuvendit rrafsh 33 herë deri sot duket se e ka qëllim moskonstituimin. Po qeverisin, më saktë po sundojnë në kundërshtim me ligjet dhe me Kushtetutën e Kosovës, në kundërshtim me rendin demokratik. E kanë zaptuar pushtetin. Po e përbuzin shtetin e Kosovës”, ka shtuar Hamiti.
Në fund, ai thotë se refuzimi qytetar “ I përbuzësve të shtetit është parakusht për dalje prej paralizës së përgjithshme që e ka kapluar Kosovën”,.



Të tjera
Lajme Opinione
I;ir Mirena: Edhe karikatura socialiste e Albin Kurtit, nese ka jete politike, ka me deshtu…
Opinion ng Ilir Mirena, gazetar Nuk
Aktuale
Aksident fatal në Fushë Kosovë: Ndërron jetë këmbësori 85-vjeçar pas goditjes nga vetura
Një aksident i rëndë komunikacioni, i
Aktuale
Vuçiq ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë duke e favorizuar haptas Listën Srpska
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në