Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vazhduar kritikat ndaj VV-së.
Ai ka vlerësuar se partia në pushtet po e gërryen substancën e shtetit të Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk e ka festuar shpalljes e pavarësisë më 17 shkurt 2008 dhe se ,sipas tij, kjo është arsyeja që vendi ndodhet në bllokim institucional.
“E duan pushtetin, por jo shtetin. Po e gërryejnë substancën e shtetit. Ua kanë vënë kazmën themeleve të tij. Po e shkelin Kushtetutën e Republikës sonë pa pikë mëshire. Fundja, është VV-ja e Albin Kurtit që as e ka festuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. Prandaj, e bllokuan gjatë gjithë vitit funksionimin kushtetues të institucioneve qendrore të Kosovës për të qëndruar vetë në pushtet. Kurti dhe Konjufca dështuan si mandatarë për formim të Qeverisë gjatë vjeshtës. Megjithatë, Albin Kurti vazhdon ta mbajë pushtetin me çdo kusht, pa mandat të Kuvendit”, ka shkruar ai, duke i përmendur dëmet që ia ka sjell Kosovës qeveria e VV-së.
“Kosova është në rrezik prej kësaj mendësie dhe praktike të pushtetit që e aplikon Vetëvendosja. Jemi nën sanksione ekonomike të BE-së prej qershorit të vitit 2023 për shkak të Qeverisë së Vetëvendosjes. Kush i heq sanksionet? Këta që na i kanë sjellë, jo. Kush e lufton korrupsionin? Këta që po e bëjnë vetë, jo. Republika e Kosovës është në rrezik prej pushtetit jodemokratik të VV-së së Albin Kurtit. Këtë duhet ta kuptojnë edhe votuesit që deri tani i kanë besuar këtij formacioni demagogësh popullistë. Të tjerët, që janë shumicë në vendin tonë, duhet të hedhin çdo votë më 28 dhjetor për ta nxjerrë Kosovën prej kurthit të Albin Kurtit. Me mjete demokratike”, ka shkruar ai.



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make