Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamti, ndërsa ka komentuar deklarimet kundërshtuese të zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes ndaj aktgjykimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se këto janë shenja se partia në pushtet nuk do ta respektojë rendin kushtetues.
Ai në Facebook ka shkruar se gjithçka do të varet nga lideri suprem i VV-së.
Postimi i tij i plotë:
A do ta respektojë “Vetëvendosja” vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese që thotë se Avni Dehari i saj e ka shkelur Kushtetutën? Sigurisht, ai nuk ka vepruar krye më vete. Lideri suprem i VV-së nuk ka folur ende mbas aktgjykimit të sotëm.
Njerëzit e tij po – e kanë kundërshtuar sot, duke dhënë sinjale se nuk do ta respektojnë.
Albin Kurti pardje ka thënë se do ta respektonin aktgjykimin e Gjykatës. A mund t’u besohet fjalëve të tij? Jo.
Çështja esenciale është se a respektojnë këta rendin kushtetues të Republikës së Kosovës?.



Të tjera
Lajme
Kushtetuesja ka filluar shqyrtimin e dekretit të presidentes Osmani
Gjykata Kushtetuese, në fillim të kësaj
Aktuale
Konfirmohet heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë
Aktuale
VV-ja i vendos “kurth” kushtetues Osmanit, në kundërshtim me Kushtetutën ia kërkon 3 anëtarë në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje duket se ka filluar