Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubjanë ka njoftuar të gjithë shtetasit kosovarë që kanë mbetur pa targa të automjeteve gjatë mbrëmjes së kaluar, duke iu bërë thirrje atyre që të lajmërohen për këshilla dhe asistencë lidhur me kthimin në Kosovë.
Në njoftim theksohet se rastet e tilla duhet të paraqiten fillimisht te Policia e Republikës së Sllovenisë, për të marrë dokumentacionin dhe informacionin e nevojshëm.
Pas këtij hapi, Ambasada e Kosovës është e gatshme të ofrojë asistencë për procedurat e mëtejshme dhe këshilla të nevojshme për kthim të sigurt në vend.
Ambasada ofron një linjë emergjente për çdo informacion ose ndihmë shtesë: +386 31 465 221.
Shtetasit e Kosovës mund të kontaktojnë këtë numër për të marrë udhëzime të detajuara dhe për të siguruar që kthimi i tyre në Kosovë të bëhet pa pengesa.
Në fund të njoftimit, Ambasada shprehe falënderime për bashkëpunimin e shtetasve dhe apelon që të respektohen procedurat zyrtare për të shmangur vonesa ose probleme gjatë procesit të rikthimit.
Ndryshe mbrëmë në Slloveni u zhvillua ndeshja Kosovë-Slloveni e cila përfundoi me rezultat 2:0.



Të tjera
Lajme
Zjarr i madh në Tetovë: Një viktimë, tjetri i djegur rëndë
Një zjarr i madh ka përfshirë
Aktuale
Lumir Abdixhiku thotë se do t’ia dorëzojë Kuvendit të LDK-së dorëheqjen
Pas mbledhjes disa orëshe, kreu i
Aktuale
Abdixhiku: S’jam as i pagabueshëm as i përsosur, çfarëdo që vendos anëtarësia do ta respektoj
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës