Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, pas ngritjes së aktakuzës për rezervat shtetërore, sot në një konferencë për media ka akuzuar prokurorin e rastit, Valdet Gashi, për mungesë profesionalizmi e anshmëri politike.
Ajo akuzoi atë se pa certifikatë të sigurisë ka urdhëruar hetuesit të merrnin prova në MINT.
“Çdo pretendim tjetër është vetëm pohim në dobi politike që është plotësisht i palejueshëm e i pamoralshëm marrë parasysh situatën në të cilën gjendeshim gjatë muajve shkurt dhe mars të vitit 2022. Mbi të gjitha të gjitha të ashtuquajtura prova të Prokurorisë Speciale janë mbledhur jashtëligjshëm përmes hetuesve që kanë zbatuar urdhrin e prokurorit Valdet Gashi, që i ka dërguar në Ministrinë e Industrisë e Ndërmarrsisë pa certifikatë të sigurisë”.
“Kanë marrë materialin brenda një ore në departamentin e rezervave shtetërore të mallrave, në kuadër të Ministrisë duke u thirrur në autorizimin e prokurorit Valdet Gashi. Kemi denoncuar hetuesit pranë IPK-së dhe IPK ka hapur hetim të rastit dhe ka konstatuar shkeljen ligjore në veprimet e dy policëve hetues që s’ishin të pajisur me certifikatën e sigurisë të nivelit sekret”.
“Në këtë raport të IPK-së i është kërkuar u.d kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, që ta udhëzojë IPK-në për veprimet e mëtejme për këtë rast. Por, kjo cështje është mbyllë nga vetë prokurori Valdet Gashi bazuar në raportin e tij. Me të pranuar raportin e IPK-së, prokurori special Valdet Gashi ka pohuar se është në konflikt interesi dhe nuk mund të trajtojë lëndët pasi që vetë ky kishte autorizuar policët hetues të merrnin dokumentacionin e rezervave”.
Ajo tha se më pas policët i kishte liruar vetë Gashi.
“Kjo tregon mungesë profesionalizimi, dinjiteti e morali profesional në trajtimin e rasteve të interesit publik. Anshmëri për trajtimin e rastit për interes personal dhe mbi të gjitha anshmëri politike, krejtësisht të ndaluar për një zyrtar publik, prokuror i Prokurorisë Speciale me përgjegjësi për ndjekjen e rasteve të korrupsionit”.



Të tjera
Lajme
Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë, Peci ‘godet’: Me 3% nuk punon as iPhone
Pas prishjes së koalicionit në Komunën
Aktuale
Alarmante: Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente nga vitit 2000
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së
Aktuale
A është prishur koalicioni me Faton Pecin? Flet Gëzim Plakolli i LDK-së
Koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës