Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka komentuar vendimin e presidentes, Vjosa Osmani, që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbahen më 28 dhjetor.
Ai tha se ky vendim është i vonuar dhe i motivuar nga kalkulime politike të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), të cilat, sipas tij, janë koordinuar edhe me presidenten.
Në FIVE të TV Dukagjinit, Guri deklaroi se shpërbërja e Kuvendit ishte “lajm i mirë”, por theksoi se vendi i humbi edhe 15 ditë të tjera për shkak të tentimit për ta zgjedhur Glauk Konjufcën kryeministër.
“Shpërbërja Kuvendit është lajm i mirë, mbase është pak i vonuar se Kosova i ka humbur edhe 15 ditë të tjera. Gjatë kësaj kohe është thënë prej eksponentëve të LVV-së që Kosova po humb kohë, në bllokadë, mirëpo i humbën vendit edhe 15 ditë të tjera përmes mandatimit të Glauk Konjufcës. E siç duket marrëveshja mes Vjosa Osmanit për mandatimin e Konjufcës, ka qenë kjo që e kemi thënë gjithmonë që të tentohet të realizohet, që zgjedhjet të mbahen me 28 dhjetor. 28 dhjetori nuk është ndonjë fatkeqësi, si LDK nuk e shohim problematik.
Sepse LDK-ja edhe në zgjedhjet e 12 tetori e 9 nëntorit ka dal partia e parë. Kështu që ne jemi jashtëzakonisht optimist sa i përket rezultatit të mërgatës. Edhe nuk i frikësohemi mërgatës…”, ka thënë Guri.
Ndonëse kritik ndaj procedurës që çoi në këtë datë, Guri tha se LDK nuk e sheh 28 dhjetorin si sfidë.
Guri kritikoi VV-në që, sipas tij, pret “shpëtim prej mërgatës”.
“Është perëndimi politik i partive, kur ato e vërejnë edhe vetë ë kanë humb besimi i qytetarëve për ta votuar atë parti politike, edhe presin shpëtim prej mërgatës. Ata po harrojnë që ata të mërgatës kanë familjarë në Kosovë, kanë familjarë q paguajnë fatura të energjisë elektrike, kanë familjare që kur shkon në market është shtrenjtuar shporta e konsumatorit. Ata të mërgatës e kanë sensin çka po ndodh me Kosovën…”, ka shtuar Guri.
Ai shtoi se qytetarët në diasporë e dinë situatën ekonomike në vend, nga shtrenjtimi i jetesës deri te faturat e energjisë elektrike, pasi që këto i prekin drejtpërdrejt familjet e tyre.
Sipas Gurit, shtyrja e zgjedhjeve deri më 28 dhjetor i vonon të gjitha proceset institucionale, nga konstituimi i Kuvendit e deri te votimi i qeverisë së re.
“Është perëndimi politik i një partie kur e vëren dhe vetë që e ka humb besimin te qytetarët që jetojnë në Kosovë. Dhe kërkon shpëtimin prej diasporës, duke u koordinuar me presidenten për ta ndërruar datën e zgjedhjeve me28 dhjetor. E kjo duke i kontribuar në një vonesave të krijimit të institucioneve, sa më larg që shkon data e zgjedhjeve aq më shumë shtyhet procesi i konstituimit të Kuvendit, votimi të qeverisë së re. Krejt kanë qenë kalkulime të LVV-së, që fatkeqësisht kanë qenë të koordinuara me presidenten Osmani”, ka thënë Guri
Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga