Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, kritikoi rreptë punën e Gjykatës Speciale në Hagë, siç vlerësoi, për zvarritje të qëllimshme të proceseve dhe për bashkëpunim me gjykatat serbe.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Gucati, u shpreh se proceset po zhvillohen në mënyrë të njëanshme vetëm ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, ndërsa drejtësia nuk po zbatohet për të gjithë.
“Me të gjithë falsifikimin që është duke u bërë me gjykatë, është duke punuar dhe bashkëpunuar me gjykatat serbe. E dimë se çka mendojnë gjykatat serbe për neve. Ata mendojnë të keqen gjithmonë. Ne kemi protestuar se pse kjo gjykatë është e një etnie, vetëm për shqiptarët dhe për pjesëtarët e UÇK-së dhe nuk është bërë Gjykatë Speciale për të gjithë ata që kanë luftuar në Kosovë: shqiptarë, serbë, romë, turq apo kushdo që kanë qenë të involvuar në Kosovë. Drejtësia nuk njeh etni, por gjykata bëhet për të gjithë qytetarët e vendit nëse kanë bërë gabime apo shkelje”, tha ai.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës tha se Gjykata Speciale me qëllime të caktuara po e zvarrit çdo proces.
“Jemi dëshmitarë duke parë këtë Gjykatë se çka është duke bërë dhe duke vepruar. Besoj që dëshmitarët e mbrojtjes do të jenë 12 në rastin e presidentit dhe shtatë dëshmitarë te Jakup Krasniqi. Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi nuk kanë marrë dëshmitarë. Kjo gjykatë me qëllim po e zvarrit çdo proces. Është duke e bërë me qëllime të caktuara. Tash a e bën me qëllim të parasë, sepse i kanë pagat e majme apo duke e bërë me qëllime të caktuara për të na shkaktuar neve dëm, te qytetarët të shkaktojë një pakënaqësi të madhe apo dëshiron ta barazojë luftën e lavdishme të UÇK-së me luftën serbe me çetnikët serbë”, tha Gucati.



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga