Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, po konsideron ta vendosë Richard Grenellin, ish-shefin e tij të inteligjencës, si të dërguar special për luftën Rusi – Ukrainë.
Grenell, i cili shërbeu si ambasador në Gjermani dhe ishte ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të parë të Trumpit, do të luante rol kyç në përpjekjet e presidentit të zgjedhur për të ndalur luftën nëse zgjidhet përfundimisht për këtë post.
Ndërsa aktualisht nuk ka asnjë të dërguar special për zgjidhjen e luftës Rusi-Ukrainë, Trumpi po konsideron krijimin e këtij posti – edhe pse ende nuk ka vendim përfundimtar, ka raportuar Reuters me burime.
Nuk dihet ende nëse do të ketë një rol të tillë, mirëpo sipas katër burimeve që u referohet Reuters, ai po e konsideron fuqishëm krijimin e këtij posti.
Në raportimin e Reuters rikujtohet se si Grenell ka pasur rol në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, si i dërguar special i ShBA’së.
“Mbështetësit e Grenellit theksojnë se ai ka pasur një karrierë të gjatë diplomatike dhe ka një njohuri të thellë për çështjet evropiane. Përveç shërbimit si ambasador në Gjermani, Grenell ishte gjithashtu një i dërguar special presidencial për negociatat e paqes në Serbi dhe Kosovë”, thuhet në raportim.
Nga zyra e Trumpit nuk janë përgjigjur nëse Grenelli do të emërohet në këtë post. As vetë Grenell nuk ka komentuar.
Trumpi është zotuar gjatë fushatës për t’i dhënë fund luftës me shpejtësi, megjithëse nuk ka treguar se si do ta bëjë këtë.
Grenell, i cili shërbeu si ambasador në Gjermani dhe ishte ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të parë të Trumpit, do të luante rol kyç në përpjekjet e presidentit të zgjedhur për të ndalur luftën nëse zgjidhet përfundimisht për këtë post.



Të tjera
Uncategorized
Como Longsighted Arrange Backdown Learn At 777Pub Gambling Casino Brasil Spin & Win Lucrassino
A seção time slot segment make
Uncategorized
Hvilke Defrayal Handlemåte Er Ta Over Med Filipplay Kasino ◦ norsk jurisdiksjon Register & Win Casino Bit
Casinos hjelp til utnytter leve være
Uncategorized
Dépôt Choix Et Litiger Multiplication MyStakes Casino · zone euro Bet Now
registre sur du site internet chirurgie