Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fushë Kosovë, ku dy persona të maskuar kanë sulmuar një objekt ndërtimor dhe kanë arritur të marrin mijëra euro.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 16 qershor 2025, rreth orës 03:03, në rrugën e Magurës, në fshatin Sllatinë e Madhe, dy persona të panjohur dhe të maskuar kanë hyrë në ambientet e firmës ndërtimore “Luantini”.
Sipas viktimës, M.B (1988), i cili punonte si roje sigurie, grabitësit ishin të veshur me rroba të zeza – njëri mbante armë të shkurtër (pistoletë) dhe tjetri shufër metalike.
Të dyshuarit kanë hyrë në zyrën e sigurimit, ku i kanë lidhur duart viktimës me kabëll plastike, e kanë shtrirë në divan dhe i kanë marrë kuletën dhe telefonin personal. Më pas kanë thyer derën e zyrës së pronarit, nga ku kanë marrë shumën e parave që llogaritet të jetë mes 7.000 dhe 8.000 euro.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda, rasti është cilësuar si “Grabitje” dhe hetimet janë në vazhdim.
Autorët mbeten ende të paidentifikuar.
Të tjera
Aktuale
Vdekja e të moshuarit në Fushë Kosovë, dyshohet se ra në hapësirën e dedikuar për ndërtimin e një ashensori
Policia ka konfirmuar vdekjen e një
Aktuale
Tragjedi në Kanada: Shqiptarja 29-vjeçare vritet nga bashkëshorti, autori ekzekutohet nga policia
Një 29-vjeçare shqiptare është qëlluar për
Aktuale
Aksident i rëndë trafiku në mes të tri veturave në rrugën Drenas–Komoran
Një aksident trafiku ka ndodhur