Një plaçkitje e armatosur raportohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të fshatit Duhël.
Sipas informacioneve të “Gazeta Nacionale”, cak i grabitjes ka qenë një automjet transportues që kryen shërbime postare, derisa bazuar në burime të gazetës, dyshohet se shoferit iu janë grabitur rreth 10 mijë euro.
Burime të Gazetës Nacionale kanë bërë të ditur se grabitësit fillimisht kanë qëlluar me armë zjarri pjesën e pasme të automjetit dhe pasi kanë arritur ta ndalojnë, nga shoferi kanë kërkuar të hollat nën kërcënimin e armës.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tashmë janë duke kryer hetimet rreth rastit



Të tjera
Aktuale
“Armëpushimi” e shtrenjton naftën, MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Rasti i rëndë në Deçan ku vdiq një punëtor, Policia: Po hetojmë rastin
Një rast i rëndë ka ndodhur