Goditi me makinë pesë persona në parkun e Vitisë- vdes 21 vjeçari që po trajtohej në spital

Një rast i rëndë u raportua të ketë ndodhur para dy ditëve në Viti.

Një person i dyshimtë, i moshës 21 vjeçare ka goditur me makinë pesë persona të cilët gjendeshin në parkun e qytetit.

E si shkak i plagëve të marra nga kjo goditje njëri nga të rinjtë ka ndërruar jetë.

I njëjti po trajtohej në spital, por tanimë nga familja por edhe nga Policia e Kosovës është konfirmuar se nuk ka arritur të mbijetojë.

“Rr. Hasan Kabashi, Viti 08-10.09.2025 – 21:25-01:15. Derisa viktima mashkull kosovar ka qenë nën tretman mjekësor, dyshohet se si pasojë e plagëve të mara, i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë”,u tha në raportin policor.

Kurse zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hasahni dje njoftoi se i dyshuari në këtë rast M.K.SH po drejtonte makinën “Opel insigne” ku pastaj goditi pesë persona.

“Policia e Kosovës në Viti ka pranuar një informatë se i dyshuari M.K.SH, (2004) dyshohet se me veturën e tij ‘’Opel Insingne’’ , me tabela 06, derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, devijon rrugën ku fillimisht godet disa karrige në park, dhe më pastaj godet pesë persona M.K.SH, të cilët kishin qenë duke qëndruar aty, me çka u shkakton lëndime trupore. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku pas hetimit fillestar, dyshohet se, i dyshuari i ka goditur viktimat. I dyshuari dhe viktimat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor fillimisht në emergjencën QKMF –Viti, e pastaj në Emergjencën rajonale në Gjilan, ku vazhdojnë të trajtohen (sipas raportit të mjekut jashtë rrezikut për jetë), si dhe njëri nga viktimat, i lënduar rëndë, është dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor.Me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari është i ndaluar për 48 orë , rasti është duke u hetuar nga policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në Gjilan, për momentin nuk dihen motivet e këtij rasti. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që rasti të cilësohet “VRASJE RËNDË NË TENTATIVË”.

Të tjera

Aktuale

Policia jep detaje rreth helmimit të disa nxënësve në Pejë

Më herët, IndeksOnline raportoi se dhjetëra

Aktuale

Kurti: Kosova është partnere e NATO-s

Kryeministri në detyrë Albin Kurti në