Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshëm kushtin që kërkonte që kualifikimi arsimor të jetë i fituar para datës 1 janar 1991 për përfitimin e pensioneve kontribut-paguese.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar Naim Jakaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi, i cili ka theksuar se deri më tani mijëra pensionistëve u është kërkuar që kualifikimi arsimor të jetë fituar para kësaj date në mënyrë që të kategorizohen në skemat përkatëse pensionale.
Sipas tij, Gjykata Supreme e ka bërë të qartë se ky kusht ka qenë i kundërligjshëm.
Jakaj ka theksuar se Ligji për Skemat Pensionale nuk e lidh të drejtën në pension me kohën e fitimit të kualifikimit arsimor, por vetëm me pagesën e kontributeve deri më 1 janar 1999 dhe plotësimin e stazhit minimal, duke përfshirë edhe ata që nuk e arritën stazhin për shkak të largimeve të dhunshme nga puna në vitet ’90.
=e kërkesa që kualifikimi arsimor të jetë fituar para vitit 1991 nuk ka pasur bazë ligjore dhe ka ardhur si rezultat i një udhëzimi administrativ që ka tejkaluar autorizimet e dhëna me ligj.
Sipas Jakajt, ky kufizim ka qenë arbitrar, pa qëllim legjitim dhe joproporcional, duke përjashtuar padrejtësisht një kategori të tërë qytetarësh që kanë paguar kontribute dhe kanë përmbushur kushtet ligjore.



Të tjera
Lajme
Nagavci flet pas vendimit të Kushtetueses: T’i lëmë anash inatet e ta zgjedhim presidentin e ri
Shefja e GP të LVV-së, Arbërie
Aktuale
Kushtetuesja: Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda 34 ditësh, vendi shkon në zgjedhje
Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykimin e
Aktuale
Kushtetuesja: Dekreti i Osmanit s’ka efekt juridik, Kuvendi ka 34 ditë për zgjedhjen e presidentit
Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykimin e