Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë ankesën e Sami Kurteshit dhe Alban Krasniqit, kundër vendimit të PZAP-së për certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet lokale, shkruan Express.
“Hedhet poshtë si e palejuar ankesa e parashtruar nga Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, me vendbanim në Prishtinë, të dy anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) A.nr.3/2025, të datës 23.08.2025”, thuhet në vendim./Express/
Supremja konstaton se s’ka kurrfarë baze ligjore që ia mundëson një anëtari të KQZ që personalisht të ankohet në Supreme për një vendim të institucionet ku vetë punon.
“Andaj, meqenëse nuk ka asnjë bazë ligjore që e lejon apo i jep të drejtë një anëtar individual të KQZ-së, që në cilësinë e anëtarit të jetë palë në procedurë gjyqësore në rastet kur eventualisht atakohen vendimet e KQZ-së, si institucion, atëherë Gjykata Supreme konstatoi se ankesa e parashtruar nga ankuesit, është e palejuar. Si rezultat i kësaj, edhe kolegji i kësaj gjykate nuk është lëshuar në shqyrtimin meritor të çështjes së ngritur me ankesë nga ankuesit”, thuhet në vendim.




Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga