Prishtinë- Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan edhe në rivendosje ua ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarve- rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtarëve policorë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia të qytetarit Agon Zejnullahu në Lipjan.
CAKTOHET MASA E PARABURGIMIT në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila masë do t’u llogaritet prej datës së ndalimit nga 07.07.2025 deri me datën 06:08.2025”, thuhet në vendimin e Themelores të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“.
Vendimi i shkallës së parë vjen pasi Gjykata e Apelit- Departamenti i përgjithshëm, më 17 korrik 2025 kishte aprovuar ankesat e mbrojtësve të të dyshuarve- rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtarëve policorë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, dhe sipas detyrës zyrtare kishte anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan e cila, më 9 korrik 2025 ua kishte caktuar paraburgimin për një muaj.
Sipas Apelit, kolegji gjykues kishte konstatuar se aktvendimi i ankimuar përmban shkelje të dispozitave të procedurës penale të cilat kushtëzojnë anulimin e tij.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet