Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur, sot, aktgjykimin dënues për pesë të akuzuar në rastin e dhunimit të një miture në Prishtinë në vitin 2022, e cila në atë kohë ishte 11 vjeçare.
Në grupin e dytë të të akuzuarve për këtë rast, gjykata i ka shpallur fajtorë B.R., D.Rr., F.S., M.R. dhe M.K., për kryerjen e veprës penale “Dhunimi”.
Sipas aktgjykimit, i akuzuari B.R. është dënuar me 12 vjet burgim, ndërsa D.Rr., M.R., F.S. dhe M.K. janë dënuar me nga 10 vjet burgim secili, duke e çuar dënimin total në 52 vjet burgim për pesë të dënuarit.Avokatja e viktimës, Kimete Krasniqi, e ka cilësuar vendimin e gjykatës si të drejtë dhe të merituar.
“Është vendim i drejtë. Lënda është kthyer në rigjykim dhe edhe herën e parë janë dënuar njëjtë. Në rigjykim kam pasur mëdyshje të mia, por jo sërish njëjtë. Dënimi është meritor, ka pasur prova të mjaftueshme për t’u vërtetuar fajësia e tyre”, ka deklaruar ajo.
Rasti ishte kthyer në rigjykim pas ankesave të avokatëve të palëve të përfshira ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në prill të vitit 2024.
Për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë janë të akuzuar gjithsej 13 persona në dy procese të ndara gjyqësore. Në njërin rast, lidhur me ngjarjen e qershorit të vitit 2022, akuzohen tetë persona, ndërsa në rastin tjetër, që lidhet me ngjarjen e muajit gusht të po atij viti, akuzohen pesë persona, përfshirë edhe disa të mitur.



Të tjera
Lajme
Gjykata dënon pesë persona për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur,
Aktuale
Grenell i reagon Vjosa Osmanit: Po gënjen, bashkë me Kurtin keni qenë ekipë katastrofale
Emisari presidencial për misione të veçanta,
Aktuale
Pas katër muajsh Osmani e pranon që i bëri favor Kurtit duke i caktuar zgjedhjet me 28 dhjetor
Akuza kryesore e partive opozitare për