Një grua është gjendur e vdekur nga policia në shtëpinë e saj në fshatin Dobrava të Leposaviqit.
Policia bëri të ditur se në lidhje me rastin është njoftuar nga stafi mjekësor, i cili kishte shkuar për ta vizituar pacienten e cila ndodhej nën trajtim mjekësor.
“Sipas informatave të para, me të arritur në vendin e ngjarjes, personeli mjekësor ka hasur në derën e mbyllur të shtëpisë dhe nuk ka arritur të vendosë kontakt me personin në fjalë, për çka ka kërkuar asistencën e Policisë”.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Meqë dera nuk është hapur, Policia është detyruar ta hapë atë me forcë. Brenda në një nga dhomat e shtëpisë, në shtrat, është gjetur e shtrirë një femër pa shenja jete. Nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës – femër, O.M., e lindur në vitin 1949”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, policia tha se në lidhje me rastin, është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.



Të tjera
Aktuale
Aksident fatal në Fushë Kosovë: Ndërron jetë këmbësori 85-vjeçar pas goditjes nga vetura
Një aksident i rëndë komunikacioni, i
Aktuale
Vuçiq ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë duke e favorizuar haptas Listën Srpska
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në
Aktuale
Seebass: Ideja e Kurtit për të detyruar integrimin e serbëve përmes reciprocitetit ka dështuar
Ekspertja gjermane, Frauke Seebass, në një