Një rast i rëndë është raportuar mbrëmjen e së premtes në kryeqytet, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën “Ismail Dumoshi” në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Rr. Ismail Dumoshi, Prishtinë 24.10.2025 – 21:00. Raportohet se në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion“, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.



Të tjera
Aktuale
“Armëpushimi” e shtrenjton naftën, MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Rasti i rëndë në Deçan ku vdiq një punëtor, Policia: Po hetojmë rastin
Një rast i rëndë ka ndodhur