Gjatë nëntë muajve në Kosovë janë braktisur 16 fëmijë. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK), gjatë periudhës janar–shtator , 16 raste të braktisjes së fëmijëve janë regjistruar në nivel vendi, shpërndarë në komuna të ndryshme të Kosovës.
Sipas të dhënave të ASK-së Podujeva ka raportuar gjithsej 3 raste të braktisjes së fëmijeve gjatë këtij 9-mujori, duke u renditur si komuna me numrin më të lartë të fëmijëve të braktisur.
Edhe Malisheva ka raportuar 3 raste, të gjitha në muajin maj. Në Vushtrri gjatë kësaj periudhe kohore janë braktisur dy fëmijë.
Në Ferizaj janë dy raste të fëmijeve të braktisur. Ndërkaq Prishtina, Kamenica, Fushë-Kosova, Vitia, Deçani dhe Gjakova kanë nga një rast të fëmijeve të braktisur



Të tjera
Lajme
Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar
Aktuale
Miratohet në Kuvend zgjatja buxhetore për muajin mars
Në seancën e sotme, me 99
Aktuale
1 votë kundër rezolutës në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së ishte e deputetit të VV-së Fatos Geci
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën