Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka paralajmëruar se qytetarët e Kosovës do të përballen sërish me rritje të tarifave të energjisë elektrike në janar të vitit 2025, si pasojë e tarifës së dioksidkarbonit, e cila pritet të ndikojë drejtpërdrejt në çmimin përfundimtar që paguajnë konsumatorët.
Ky paralajmërim vjen në një periudhë kur vendi po përjeton një situatë të rënduar ekonomike, pas rritjes së tarifave të energjisë elektrike prej 16.1% për të gjithë konsumatorët dhe liberalizimit të tregut të hapur energjetik, që kanë sjellë një efekt zinxhir në shtrenjtimin e pothuajse të gjitha produkteve në treg.
“Në janar do të kemi shtrenjtim sërish shkak tarifa e dioksidkarbonit….”, tha Gërxhaliu për RTV21.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm në muajin shtator çmimi i energjisë elektrike është rritur me 17.4%, ndërsa inflacioni ka arritur në 4.7%.
Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se mungesa e institucioneve legjitime, të afta për të mbikëqyrur vendimet që ndikojnë drejtpërdrejt në standardin e qytetarëve, ka thelluar edhe më shumë pasigurinë ekonomike.
Kushtrim Ahmeti, drejtor i Dhomës së Tregtisë, thotë se pasojat e vendimit për shtrenjtimin e energjisë dhe liberalizimin e tregut energjetik tashmë po i ndjejnë më shumë se 1300 biznese, të cilat janë detyruar të dalin në tregun e hapur.



Të tjera
Lajme
Kurti pas koncensioneve: Dhamë një dritare 12-mujore, strukturat ilegale kanë mbetur vetëm në shëndetësi e arsim
Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur
Aktuale
Apeli rrëzon vendimin e Themelores, paraburgim për tre personat që u kapën me 1 milion euro në Merdar
Gjykata e Apelit ka marrë vendim,
Lajme
Shqipëria e parafundit në Europë për lumturinë, Kosova e para në Europën juglndore
Niveli i korrupsionit dhe mungesa e