Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, vlerëson se buxheti aktual i vendit është shndërruar në pronë private të partisë që po e drejton qeverinë në detyrë.
Duke folur për 100 eurot e ndara për studentët në kohë të fushatës zgjedhore, Gërxhaliu tha për RTV21 se politikanët duhet të kuptojnë se vota nuk blihet por meritohet. Sipas tij në këtë rast ka vend për ndërhyje të prokurorisë.
“Ajo që është duke e goditur Kosovën mungesa e përgjegjësisë s’ka llogari dhënie dhe në këtë kohë të fushatës është një dukuri që vërehet se buxheti shtetit është më tepër në pronësi private te partive politike sesa të qytetarëve. Ne e dimë që Kosova ka nevoje për mbështetje edhe të studenteve edhe familjeve skamnore për një stabilitet social por të ndodh diçka e tillë në kohë fushate është një dëshmi sesa është agresive lufta për pushtet dhe jo për interes të qytetarëve. Studentët kanë dije me të larte se 100 euro…Politikanët duhet të kuptojnë që vota nuk blihet por meritohet por lufta për pushtet është duke i verbuar. Kjo që po ndodh besoj se në të ardhmen do të jetë një lëndë shumë shqetësuese për prokurorinë dhe gjyqësorin sepse të keqpërdoret deri ne këtë masë buxhetin e shtetin ndodh veç në Kosovë”, tha Gërxhaliu



Të tjera
Lajme Opinione
“Kosova pa rrymë dhe pa ujë”, Hamiti: Kosova jo që nuk doli prej demagogjisë së Kurtit, por u rikurthua me votë
Anëtari i Kryesisë së LDK-së,
Aktuale
Rinumërimi i votave vazhdon, këto janë përditësimet e fundit të KQZ-së
Në Qendrën e Numërimit dhe
Lajme
Edhe Abdixhiku takon të dërguarin e BE-së: Bashkimi Evropian të vazhdojë angazhimin dhe mbështetjen për Kosovën
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku,