Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Pressing” në T7, Leonard Kerquki ka bërë një sqarim mbrëmë për situatën e krijuar gjatë debatit për pretendimet për keqpërdorim të votave në Mitrovicë gjatë rundit të dytë të zgjedhjeve lokale, që u mbajt të dielën.
Kerquki shprehu keqardhje për tensionin e krijuar, kur gazetari Parim Olluri dhe deputeti i LVV-së Nezir Kraki u çuan në këmbë ndërsa po debatonin.
“Ndjej thellesisht keqardhje per situaten e krijuar sonte ne “Pressing”. As nuk ishte e nxitur, e aq me pak e deshiruar prej anes time”, shkroi ai në një postim në Facebook.
Siç tregoi Kerquki, “te gjithe mysafiret jane njoftuar per panelistet qe i kane ne studio qysh ne mesdite. Ashtu sikurse per temen e debatit: pretendimet e PDK’se per keqperdorimin e votave ne Mitrovice”.
“Zhvillimi i debatit pastaj eshte edhe ne doren e te ftuarve, poaq sa ne timen. Sonte, shkoi keq dhe ndjej keqardhje”, shkroi ai.
Kerquki iu përgjigj edhe ministres në detyrë të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila e quajti “rrugaç” atë dhe televizionin T7.
Drejtuesi i “Pressing” tregoi se Gërvalla para pak muajsh, me kërkesë të saj, erdhi po në këtë emision.
“Tash qe po e shkruaj kete sqarim po shoh qe Ministrja Donika Gervalla me paska quajt rrugaç. Njejte sikur edhe televizionin!!! Zonja Gervalla para disa muajsh, me kerkesen e saj, ka ardhur pikerisht ne emisionin tim. E kam trajtuar denjesisht sikurse çdo te ftuar tjeter. Te njejten hapesire sikurse ajo e ka pasur ne javen vendimtare te zgjedhjeve edhe Faton Peci, si kandidat per Kryetar te Mitrovices”, shkroi Kerquki.
Ai tha se “te njejten hapesire do ta kene edhe ne te ardhmen”. Tha se “Pressing” nuk eshte platforma e tij personale, por e publikut.
“Sa per ofendimin qe e ben zonja Gervalla, personalisht nuk e ndjej te nevojshem t’i pergjigjem. Ky eshte niveli i saj – dhe ne ate nivel nuk dua te bie”, shkroi ai në fund.



Të tjera
Aktuale
Në Prizren, një grua gjendet pa shenja jete
Policia e Kosovës ka njoftuar se
Aktuale
Paralajmërojnë ekspertët: Çmimet e rrymës e ushqimeve jashtë kontrollit, qeveria pa masa
Sipas të dhënave të publikuara nga
Aktuale
Aksident i rëndë trafiku në Veternik
Një aksident i rëndë trafiku ka