Dashuria mes Ivan Perisicit dhe Hajduk Splitit përfundon vetëm pas shtatë muajsh.
Trajneri i Hajdukut, Gennaro Gattuso, e përjashtoi 35-vjeçarin Perishic nga skuadra përpara udhëtimit në Zagreb, ku Hajduku u përball me Lokomotivën dhe tifozët e klubit të Splitit shpresonin se kjo ishte vetëm një shkelje e vogël e disiplinës dhe se do të shihnin yllin më të madh të skuadrës sërish me një fanellë të bardhë.
Pikërisht për këtë arsye pyetja më e rëndësishme që iu drejtua Gattusos pas barazimit 1-1 me Lokomtivën ishte: Çfarë po ndodh me Perisicin?
Italiani ka thyer heshtjen duke thënë se e ka përjashtuar nga skuadra legjendën kroate pasi ai ka kërkuar largimin nga klubi.
“20 ditë më parë, Perisic erdhi në zyrën time dhe më tha se donte të largohej nga klubi. Nëse dikush nuk dëshiron të qëndrojë, atëherë unë duhet ta respektoj atë”.



Të tjera
Aktuale
Trump kërcënon nëse Irani s’bën marrëveshje: Një civilizim i tërë do të vdesë sonte
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo
Aktuale
Kriza me derivate: Trepça ndan 400 mijë euro për blerje të naftës
Kosova është në mesin e vendeve
Aktuale
Mustafa: Figurën e Presidentit vështirë ta gdhendim si skulptor
Gjatë ditës së djeshme janë riaktivizuar