A jeni bërë gati për edicionin më të madh ndonjëherë të Festivalit Sunny Hill?
A keni menduar se çfarë të merrni me vete?
Lista më poshtë mund t’ju ndihmojë. Prishtinë, Na ndajnë edhe pak ditë deri të edicioni më i ri i Festivalit Sunny Hill. Koha e duhur për të shikuar listën e gjërave që duhet të merrni me vete dhe atyre që nuk lejohen në hapësirat e festivalit.
Ky udhëzues është menduar për t’ju ndihmuar që të përgatiteni për një përvojë të paharrueshme, të sigurt dhe pa shqetësime. https://www.tiktok.com/@sunnyhill_festival/video/7530321269825326392
Çka mund të merrni me vete?
ID – Letërnjoftim/pasaportë ose dokument tjetër identifikues; Powerbank – që të mos mbeteni pa bateri në momentet më të mira; Syze dielli dhe kapelë – për të shijuar ditët me diell pa u shqetësuar. SPF/krem mbrojtës nga dielli – sepse kujdesi për lëkurën nuk del kurrë nga moda; Çantë shpine ose tote bag, si dhe një xhaketë apo duks për netët e freskëta; Kamera (jo profesionale) – për të kapur kujtimet më të bukura; Mos harroni të pini shumë ujë, të konsumoni alkool me përgjegjësi dhe të kujdeseni për ambientin.
Çka nuk duhet të merrni me vete, për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve!
Substanca të paligjshme dhe narkotike; Produkte aerosolike (sprej, deodorant, parfume etj); Ushqime e pije nga jashtë; Objekte të mprehta. Festoni me përgjegjësi dhe nëse akoma nuk keni blerë biletën tuaj tani keni mundësinë e fundit. Klikoni në link dhe bëhuni gati për një eksperiencë të paharruar: https://sunnyhillfestival.com/
Të tjera
Showbiz
Olta Gixhari e papërmbajtshme, shfaqet provokuese më këtë veshje
Olta Gixhari është një nga aktoret
Aktuale
Dyfytyrësia e përsosur: Atë çka e shante te populli për Thaçin, sot e mçon Kurtin vet
Nga apostull i moralit politik, në
Aktuale
KFOR vendos 114 tabela përgjatë kufirit Kosovë-Serbi
KFOR ka njoftuar se ka