Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, tha se Kosova duhet të përgatitet për çdo skenar të mundshëm, duke shtuar se vendi “nuk e ka luksin të merret me çmenduri dhe ego personale të pushtetit në një kohë kur dinamikat globale po ndryshojnë me shpejtësi”.
“Kosova duhet të jetë e gatshme për çdo skenar, bota po ndryshon, dinamika janë shumë të mëdha, nuk e ka luksin me u marrë me çmenduri dhe të egove personale të pushtetit. Është koha që të Kosova të ketë institucionet e veta, mbi të gjitha institucione të përgjegjshme”.
Nuk do të thosha për dialogun, por për gatishmërinë për t’u përballur me çfarëdo lloj situate të mundshme, bota po ndryshon dhe ne po merremi me çmenduri dhe egon personale që është e pa pranueshme për interesin e Kosovës dhe qytetarëve”.
“Ne po vijmë kot çdo 48 orë, liderët e partive duhet të jenë të vetëdijshëm se çfarë po ndodh, dhe se përgjegjësinë ata e kanë për Kosovën dhe jo egot personale se kush po bëhet kryeministër, e kush nuk po bëhet, se kush kujt po i thotë hajvan i pari e i dyti, këto janë lojëra të papjekura politikisht, këtu e kam kryesisht fjalën për VV-në”, tha ai./EO/



Të tjera
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga
Lajme
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet të mbajë mot