Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka reaguar ndaj gjendjes aktuale politike në vend. Ai e ka cilësuar bllokadën në Kuvend si një bllokadë që buron nga “një pabarazi e thellë” në procesin e formimit të institucioneve pas zgjedhjeve.
Në një postim në rrjete sociale, Gashi kritikoi ashpër qasjen e partisë që kontrollon propozimin për Kryetarin e Kuvendit, duke e quajtur atë “qasje përjashtuese”.
“Kosova sot ndodhet në një bllokadë politike që buron nga një pabarazi e thellë: Njëra palë ka monopolin e propozimit, tjetra ka të drejtën legjitime të votës. Por nuk ka barazi. Nuk ka kompromis. Ka vetëm arrogancë,” ka deklaruar Gashi.
Ai akuzoi pushtetin aktual për mungesë vullneti për marrëveshje dhe për përçmim ndaj kundërshtarëve politikë.
“Partia që kontrollon propozimin për Kryetarin e Kuvendit, dëshiron ta realizojë qëllimin e saj pa asnjë kompromis politik. Kjo është e papranueshme për ne – dhe për çdo qytetar që beson në barazi politike,” theksoi ai.
Duke iu referuar një deklarate të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Gashi u shpreh se qasja aktuale nuk ka as vizion, as strategji.
“Shprehja e Kryeministrit ‘Hajt, se këta dorëzohen…’ nuk është as strategji, as vizion. Është përçmim. Dhe institucionet nuk mund të udhëhiqen me përçmim,” tha ai.
Gashi bëri thirrje për zgjedhje të reja si zgjidhje demokratike për daljen nga kriza.
“Kur arroganca bëhet rregull – qytetari duhet të rikthehet si gjykatësi kryesor. O do të ketë zgjidhje me marrëveshje të drejtë, ose le të flasë qytetari! Zgjedhjet janë mënyra më e drejtë, më legjitime dhe më paqësore për t’i dhënë fund kësaj bllokade të dëmshme,” përfundoi Gashi.



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make