Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të deklarimit financiar të subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt 2025, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit të publikuar, Lëvizja Vetëvendosje ka realizuar shpenzime në vlerë prej 1,702,000 euro, ndërsa të hyrat gjatë fushatës kanë arritur në 1,112,000 euro, duke krijuar një hendek financiar prej afro 600 mijë eurosh.
Në raport, KQZ ka detajuar destinacionin e shpenzimeve, duke theksuar se ato janë përqendruar kryesisht në paga dhe kompensime, reklama, transport, blerje mallrash dhe shpenzime të tjera operative.
Raportet janë të paaudituara dhe do t’i nënshtrohen një procesi të mëvonshëm verifikimi nga auditorë të pavarur.




Të tjera
Lajme Showbiz
Komenti i motrës së Gimbos për Selinën ndez rrjetin
Ndërkohë që Gimbo po shfaq gjithmonë
Lajme
Konkursi për rekrutimin e ushtarëve të rinj në FSK hapet javën e ardhshme
Forca e Sigurisë së Kosovës ka
Aktuale
Prokuroria deklarohet për ndalimin e katër punëtorëve të poligonit “Dreni” për falsifikim dokumentesh
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar