Përgjatë ditës së shtunë vranësirat do të mbulojnë pjesën më të madhe të vendit, Herë-herë vranësirat largohen për të lejuar rreze dielli të depërtojnë në sipërfaqe. Nuk përjashtohen mundësi që përreth zonave malore të ketë edhe ndonjë rrebesh të dobët dëbore më vonë duke shkuar nga mbrëmja. Temperaturat në rënie, minimalet zbresin në -2C e 2C, e ato maksimale shkojnë deri në 4C e 6C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s.
Me kalimin në ditën e diel, vranësirat parashihet të shpërndahen, e të ketë më shumë kthjellime dhe intervale me diell. Mot stabil me më shumë kthjellime po parashihet ditëve të para të javës vijuese, megjithëse me temperatura të ulëta.
Minimalet zbresin deri në -7C e -8C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 3C e 4C. Ditën e mërkurë shfaqen kushte për reshje të dobëta dëbore, ndërkohë që temperaturat po mbesin të ulëta. Fryn erë e lehtë dhe mesatare verilindore e lindore 3-8m/s, nga dita e martë me hove mbi 10m/s./MendimipërMotin/



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga