Nga ora 14:00 do të vazhdojë seanca e sotme konstituive në ditën e fundit të afatit 30-ditor që e caktoi Gjykata Kushtetuese për deputetët që të konstituojnë Kuvendin e ri.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pas dështimit të djeshëm meqë propozimi për Komision për votim të fshehtë s’i gjet mbështetje prapë, tha se meqë është dita e fundit kur deputetët mund të mblidhen, seanca do të vazhdojë në më pak se 48 orë siç ndodhi për muaj me radhë.
“Dje jemi njoftuar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për masën e përkohshme. Pra, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese masa e përkohshme hyn në fuqi më 27 korrik në kohëzgjatje deri më 8 gusht. Duke pasë parasysh që kjo masë hyn në fuqi ditën e diel dhe po ashtu afati prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit i vendosur nga Gjykata Kushtetuese përfundon nesër, atëherë si kryesues i seancës konstituive dhe si përpjekje për konstituimin e Kuvendit, seancën e radhës do ta mbajmë nesër. Për sot ndërpritet seanca, nesër takohemi në orën 14:00”, tha Dehari dje.
Gjykata Kushtetuese caktoi 30 ditë për deputetët që të kryejnë obligimin e tyre kushtetues dhe të konstituojnë legjislaturën e nëntë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Por, deputetët për 29 ditë injoruan këtë obligim, ndërsa pardje nxori një masë të përkohshme prej dy javësh që pezullon punën e Kuvendit deri në nxjerrjen e një aktgjykimi final që do të qartësojë rrugën përpara për të dalë nga një situatë e paprecedentë ku ka hyrë Kuvendi i Kosovës.
Nga partia e parë, Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka shenja se do të heqë dorë nga këmbëngulja në propozimin e saj për Albulena Haxhiun kryeparlamentare, e cila edhe për afër pesë muaj s’arriti ta merrte mbështetjen e nevojshme të deputetëve.
Këtë post tashmë po e kërkon edhe Fatmir Limaj, i cili u pa si bashkëpunëtori i vetëm për Vetëvendosjen me votat e të cilit formimi i institucione të reja është më real.



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga