Kërkimet për trupin e pajetë të mërgimtarit 33-vjeçar, i cili dyshohet se është hedhur nga ura në Liqenin e Ujmanit, kanë hyrë në ditën e tretë.
Në vendngjarje kanë qenë të angazhuara njësite të Policisë së Kosovës, ekipet e kërkim-shpëtimit si dhe zhytës profesionistë, të cilët po punojnë pa ndërprerë për lokalizimin e trupit, por deri tani, përpjekjet nuk kanë dhënë rezultat.
Telegrafi ka siguruar pamje të trupave të KFOR-it të cilët janë duke shkuar drejt liqenit të Ujmanit si dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), për të ndihmuar në intensifikimin e kërkimeve.
Kurse nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit thanë se po shpresojnë që me ndihmën e Forcës së Sigurisë, ta gjejnë trupin e të riut.
“Ne tani do të nisemi për në Ujman, ku do të vazhdojmë kërkimet. Pritet të na bashkohet edhe FSK-ja. Ende nuk kemi gjurmë. Ditën e djeshme i kemi ndërprerë pak kërkimet, shkaku që s’kemi pasur boca të mbushura të oksigjenit. Gjatë pasdites kemi arritur t’i mbushim vetëm dy”, deklaruan nga kjo shoqatë për KlanKosova.
Kurse portali lokal nga Mitrovica “Mitropol”, raporton se përveç FSK-së, tek Liqeni i Ujmanit ndodhet edhe Njësia Speciale e Kosovës.
Ata kanë publikuar pamje të autoblindëve të kësaj njësie.



Të tjera
Aktuale
“Armëpushimi” e shtrenjton naftën, MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Rasti i rëndë në Deçan ku vdiq një punëtor, Policia: Po hetojmë rastin
Një rast i rëndë ka ndodhur