FOX Business: Kosova pjesë e koalicionit ndërkombëtar për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit

Kosova është bërë pjesë e 30 aleatëve të Shteteve të Bashkuara që kanë nënshkruar një deklaratë për mbështetjen e koalicionit ndërkombëtar për sigurimin e Shtretit të Hormuzit, një nga rrugët më kritike detare për transportin e naftës.

Çështja u diskutua në emisionin “Morning with Maria” të FOX Business, ku u bë e qartë se ky koalicion ka për qëllim ruajtjen e rrjedhës së naftës dhe sigurimin e kalimit të anijeve tregtare pa pengesa.

Sipas raportimeve, presidenti Donald Trump e ka bërë prioritet hapjen e këtij korridori kritik të naftës dhe po konsideron dërgimin e Divizionit të 82-të Ajror në Lindjen e Mesme për t’u bashkuar marinsave amerikanë. Misioni i tyre mund të përfshijë asistencë në hapjen e rrugës ujore ose ndërhyrje të drejtpërdrejtë në rast nevoje.

“Do të dëshironim më shumë parashikueshmëri, më shumë qartësi dhe më shumë largpamësi strategjike — jo vetëm në këtë rast”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, për POLITICO.

Kujtojmë se më 28 shkurt, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli filluan një operacion ushtarak në shkallë të gjerë kundër Iranit. Ndërkohë, Irani ka reaguar duke sulmuar në drejtim të Izraelit dhe bazave ushtarake amerikane në rajon.

Lufta në Iran ka hyrë tashmë në javën e katërt pa shenja të ndalimit të përshkallëzimit. Ndërkohë, bllokimi i Ngushticës së Hormuzit ka krijuar probleme të konsiderueshme, duke përfshirë rritje të çmimit të naftës dhe sfida të tjera në ekonominë e shumë vendeve në botë.

Të tjera

Aktuale

PDK mohon ofertën për postin e Presidentit

Partia Demokratike e Kosovës ka demantuar

Lajme Sport

Ndeshja Kosovë-Sllovaki, publikohen formacionet zyrtare

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka