Në Pallatin e Drejtësisë sot u zhvillua seanca e radhës për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Në mungesë të dëshmitarit Shaban Murseli, kryetarja e trupit gjykues lexoi deklaratën që ai kishte dhënë në polici më 6 dhjetor 2023 vetëm pak ditë pas ngjarjes.
Në këtë deklaratë, Shaban Murseli foli për një konflikt të mëhershëm brenda familjes, duke përmendur ekzistimin e disa fotografive ku Naim Murseli shihej “afër” me gruan e Kanunit, djalit të hallës së tij, një çështje që sipas tij kishte shkaktuar tension.
“Kanë qenë disa foto të Naimit dhe gruas së Kanunit, djalit të hallës KU SHIHEN AFËR… por jo në situatë intime. Ata janë marrë vesh që kjo të mbyllet me kaq. Nuk kam idenë pse mund ta ketë kryer aktin”, thuhej në deklaratën e lexuar nga gjykata.
Ky detaj u bë pika më e diskutuar e seancës së sotme, duke hapur debate mbi konfliktet e brendshme dhe marrëdhëniet e tensionuara brenda familjes Murseli.
Pas përfundimit të seancës, avokati i familjes së viktimës, Leotrim Syla, dha një deklaratë për Kosova Live, ku e cilësoi këtë pjesë të dëshmisë si shumë të rëndësishme dhe të lidhur me tensionet që, sipas tij, mund të kenë ekzistuar para vrasjes.



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make