Një ngjarje tronditëse është vërejtur nga një qytetar paraditen e sotme në lagjen Matiqan të Prishtinës, ku një foshnje e porsalindur është gjetur e braktisur në rrethana çnjerëzore
Për rastin ka njoftuar edhe Policia për Sinjalin, e cila ka zbardhur detajet e fundit për ngjarjen.
“Sot rreth orës 11:00, policia ka pranuar informatën lidhur me dyshimet për një foshnje të braktisur në afërsi të deponisë së mbeturinave në rrugën “Qëndresa” në Prishtinë”, tha Agron Borovci, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës për Gazetën Sinjali.
“Të gjitha njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se foshnja e porsalindur është pa shenja jete”.
Borovci ka njoftuar se “trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.
“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit, me seriozitet është duke u trajtuar rastin dhe ka iniciuar një hetim mbi vdekjen”.
“Ftojmë këdo që ka informacion lidhur me ngjarjen të kontaktojë direkt Policinë”, apeloi ai.
Lidhur me rastin janë deklaruar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të cilët kanë konfirmuar se kanë nisur hetimet.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori kujdestar është njoftuar lidhur me rastin aktual, është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore për çështjen në fjalë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë
Gazeta Sinjali raportoi se në momentin që qytetari është afruar, ka zbuluar se në të vërtetë brenda qeses ndodhej një foshnje e porsalindur, pa shenja jete, e braktisur në mënyrë të tmerrshme.
Menjëherë është kërkuar ndihma mjekësore dhe njësia emergjente është thirrur për të dalë në vendin e ngjarjes.
Shkaku se pse është sjellë foshnja në atë lokacion dhe identiteti i personit që e ka braktisur mbeten ende të paqarta.
Të tjera
Aktuale
Policia me aksion në Veri, sekuestron sasi të madhe të armëve dhe municionit
Një aksion i gjerë i Policisë
Aktuale
Prishtinë: Rrotullohet një kombi, pasi goditi shtyllen e ndriçimit
Një kombi është rrotulluar pasi u
Aktuale
Mot me shi dhe shkarkime rrufesh
Sot parashikohet mot kryesisht i vranët