Në skenën politike të Kosovës ka hyrë një subjekt i ri konservator me emrin “Forca e Re Kombëtare”, i iniciuar nga ish-ministri Ferid Agani.
Përmes një komunikate për media, është bërë e ditur se më 14 dhe 17 korrik është mbajtur mbledhja konstitutive e Këshillit Organizativ, si hap vendimtar drejt themelimit të këtij subjekti të ri politik.
Sipas njoftimit, mbledhjet janë zhvilluar në një atmosferë serioze dhe bashkëpunuese, me pjesëmarrjen e themeluesve, figurave me përvojë nga jeta publike, akademike dhe politike, si dhe qytetarëve të interesuar për një alternativë politike me vlera të qarta morale, kulturore dhe shtetformuese.
Vendimet kryesore të marra gjatë mbledhjeve përfshijnë: Miratimin e Rregullores së Punës së Këshillit Organizativ; Zgjedhjen e kryetarit të Këshillit dhe konstituimin e strukturave drejtuese; Emërimin e përfaqësuesit ligjor për paraqitje në KQZ dhe përfaqësim institucional;
Vendimin për themelimin e grupeve të punës që do të hartojnë dokumentet kryesore të subjektit, përfshirë Statutin, Programin Politik, Platformën Ideologjike, Strategjinë e Komunikimit Publik dhe Strategjinë Zgjedhore;
“Miratimin e Deklaratës Politike të Mbështetjes, e cila përqafon vlerat themelore si: familja, tradita, morali, identiteti kombëtar dhe liria individuale në kuadër të rendit kushtetues dhe demokratik”, thuhet ne njoftim.
Një nga vendimet më të rëndësishme ishte bashkimi i Partisë së Drejtësisë me Grupin Politik të Intelektualëve “Integriteti”, me qëllim të krijimit të një subjekti të ri, që do të ndërthurë përvojën 25-vjeçare të Partisë së Drejtësisë me vizionin e ri të partnerit të saj, në bazë të barazisë së plotë ndërmjet palëve.



Të tjera
Aktuale
“Armëpushimi” e shtrenjton naftën, MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Rasti i rëndë në Deçan ku vdiq një punëtor, Policia: Po hetojmë rastin
Një rast i rëndë ka ndodhur