Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se nga sot, më 27 maj 2025, fillon procesi i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore.
Aplikimi do të realizohet përmes platformës e-Kosova dhe do të jetë i hapur deri më 10 qershor 2025. Ndërkohë, aprovimi i aplikimeve nga koordinatorët e shkollave do të bëhet në periudhën nga 1 deri më 11 qershor 2025.
Sipas MAShTI-t, Provimi i Maturës do të mbahet më 21 qershor 2025, ndërsa rezultatet do të shpallen më 30 qershor 2025. Nxënësit që e kalojnë provimin do të kenë mundësinë të shkarkojnë certifikatën digjitale nga platforma e-Kosova.
Testi do të zhvillohet në një ditë të vetme dhe do të përfshijë katër lëndë: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Matematikë dhe një lëndë me zgjedhje. Secila lëndë përmban nga 25 pyetje, duke e çuar në 100 pyetje gjithsej.
MAShTI u bën thirrje të gjithë maturantëve që të aplikojnë me kohë dhe të sigurohen se të dhënat e tyre janë të sakta gjatë procesit të aplikimit.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite