Policia e Kosovës ka ndëshkuar një 19-vjeçar në Ferizaj për kundërvajtje të rëndë në trafik. Ngjarja ka ndodhur më 7 tetor 2025, rreth orës 23:53, në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në fshatin e Vjetër.
Njësia e Trafikut Rrugor ka kapur në flagrancë një automjet të tipit VW Golf me targa vendore duke lëvizur me 118 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është vetëm 50 km/h. Përveç shpejtësisë së lartë, shoferi A.B. (19 vjeç) kishte kryer edhe tejkalim në vijë të plotë, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Policia i ka shqiptuar shoferit një gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative, si dhe heqje të patentë-shoferit për tre muaj. Ai është gjithashtu përjashtuar nga komunikacioni.
Policia Rajonale në Ferizaj u ka bërë thirrje të gjithë ngasësve të automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat rrugore, duke paralajmëruar se tejkalimet e rrezikshme dhe mosrespektimi i vijës së plotë mund të kenë pasoja fatale.



Të tjera
Aktuale
BBC: Si po e fut lufta e Iranit Evropën në një tjetër krizë energjitike
Efektet anësore të konfliktit që tani
Lajme
Dogana e Kosovës asgjëson mallra të falsifikuara me markën tregtare “Ariel”
Në kuadër të zbatimit të kompetencave
Aktuale
ATK nis zbatimin e marrëveshjes Kosovë–Itali për eliminimin e tatimit të dyfishtë
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka