Gazeta prestigjioze gjermane, FAZ, duke iu referuar burimeve të veta, kanë raportuar se takimi i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me Presidentin e ShBA-së, Donald Trump, në Davos të Zvicrrës, u bë pa koordinim me Kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Madje, sipas gazetës, ishte Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai që e ndihmoi Presidenten e Kosovës të arrijë deri te Trump.
“Osmani u shfaq krenare në Zvicër pranë presidentit amerikan dhe që atëherë flet për arritjen e madhe që është bërë vendi i saj anëtar themelues i këtij entiteti. Hapin e saj për këtë e bëri, sipas informacioneve jozyrtare nga Prishtina, pa u konsultuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Përkundrazi, thuhet se ishte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ai që i hapi rrugën Osmanit te Trumpi. Rama ka qasje te familja e presidentit amerikan sepse i dha dhëndrit të Trumpit, Jared Kushner, kontratën për një projekt të madh imobiliar me vlerë miliarda në bregdetin e Mesdheut shqiptar. Kryeministri shqiptar nuk e duron Kurtin. Prandaj ai shfrytëzon çdo mundësi për ta forcuar Osmanin si konkurrente të Kurtit.” – shkruan FAZ.
Ndryshe, Kurti nuk e kishte lëshuar asnjë fjalë, e asnjë shkronjë në rrjete sociale për takimin Osmani – Trump, si dhe për faktin se Kosova u bë nënshkruese e “Bordit të Paqes”. Ai foli vetëm pasi u pyet nga gazetarët në Prishtinë, dhe atë krejt shkurt e zbehtë.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite