Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk kanë asnjë marrëveshje me askënd për formimin e qeverisë së re.
“Ne presim që qeveria dhe institucionet të krijohen sipas afateve kushtetuse. Ne do të luajmë rolin tonë për aq sa na takon dhe këtu përfundon detyra jonë kushtetuese. Pak a shumë këtu jemi”, tha ai.
“Nisma nuk ka marrëveshje me askënd deri më sot dhe Nisma është e gatshme dhe do të punojë fort që Kosova t’i fitojë institucionet e të mos shkojë në krizë parlamentare, por ajo që mund të them deri tani është që nuk kemi marrëveshje me asnjë grupacion politik, çka do të ndodhë do të shohim nesër.”
Ai i është përgjigjur edhe Ramush Haradinajt, që sot tha se i është drejtuar Limajt me shkresë pasi ky i fundit shprehi gatishmërinë për të bashkëpunuar me Vetëvendosjen për qeveri të ardhshme.
“Unë nuk kam pranuar asnjë shkresë dhe nuk kam pa ndonjë takim ose dakordim që dikush mos me u taku. Nëse keni pa naj marrëveshje dhe naj grupim dhe unë kam mungu keni të drejtë me thënë…”, tha ai.
“Natyrisht kushdo që ofrohet ne jemi të gatshëm që me u ulë me bisedu që Kosova…”



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite