Pas takimit të thirrur nga kryeministri në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me liderët e partive parlamentare për zhbllokimin e ngërçit institucional pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, partitë opozitare reaguan ashpër, duke e quajtur takimin të dështuar dhe pa përmbajtje reale.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se “nuk ka pasur asnjë ndryshim qëndrimi nga Lëvizja Vetëvendosje”.
“Kjo është një farsë publike e inskenuar për të krijuar përshtypjen e një vullneti që në fakt mungon“.
Sipas tij, “Kosova mbetet në krizë” dhe se “nevojitet vullnet i sinqertë politik për ta zgjidhur situatën, jo takime për konsum publik”.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, deklaroi se takimi nuk ishte tjetër veçse një përpjekje për të simuluar procesin e konsultimit
“Takimi që u ftua nga Kurti për të aktruar mbushjen e një obligimi që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ia jep për konsultime në mirëbesim dhe përgjegjësinë për të gjetur kompromis, rezultoi i pasuksesshëm – sepse situata s’është e njëjtë, por Kurti është i njëjtë“.
Edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se takimi nuk solli përparim konkret.
“Diskutimi u përqendrua më shumë në interpretimin e aktgjykimit dhe më pak në krizën politike dhe zgjidhjen e saj.”
Ndërsa Albin Kurti mbrojti propozimet e VV-së duke thënë:
“E kam bërë konsultimin konstruktiv dhe bashkëpunimin në mirëbesim, por u pa se konsensus nuk ka“.
Ai shtoi se kompromisi i parë ka qenë:
“Tërheqja e kandidaturës së Albulena Haxhiut nëse në votimin e fshehtë nuk merr 61 vota.”
Dhe propozimi i dytë:
“Një paketë e përbashkët për votimin e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit, sipas nenit 67 të Kushtetutës.”
Takimi përfundoi pa ndonjë marrëveshje, ndërsa kriza politike në Kosovë mbetet e pazgjidhur.



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make