Një familjare e dizenjatorit të ndjerë, Festim Isufi, ka mohuar kategorikisht që ai të ketë kryer vetëvrasje.
Ajo tha se familja nuk ka pranuar ende raportin zyrtar të autopsisë, ndërsa theksoi se të gjitha informacionet që kanë marrë deri tani, i kanë mësuar përmes mediave.
“Absolutisht jo, nuk i ka dhënë fund jetës së tij. Festimi që e njohim ne, kjo është krejt e dyshimtë. Me 7 plagë është e pamundur të kryhet vetëvrasje, përmes mediave e kemi kuptuar sepse ne s’kemi pranuar ende asnjë raport,” – tha ajo në Kosova Today përcjell Insajderi.
Familjarja reagoi edhe ndaj mënyrës se si është trajtuar rasti publikisht.
“Më e rënda është që është trajtuar në mënyrë të keqe dhe janë thënë shumë fjalë që nuk kanë përkit me karakterin dhe dinjitetin e tij. Vetëvrasja që është thënë ka qenë jashtëzakonisht e rëndë për neve, por në të njëjtën kohë edhe dhuna që është përmendur ndaj bashkëshortes – po na del që nuk është e vërtetë.”
E pyetur nëse ka pasur ndonjë kontakt me Rina Maloku-Isufin, bashkëshorten e të ndjerit, ajo tha se nuk ka komunikuar me të personalisht.
Gazeta Insajderi ka mësuar detaje ekskluzive nga ngjarja tragjike e 9 majit, ku u gjet i vdekur dizenjatori i njohur Festim Isufi, në banesën e tij në Rrugën B, në Prishtinë. Përveç tij, e lënduar nga ngjarja ka mbetur edhe bashkëshortja e tij, Rina Maloku-Isufi.
Sipas burimeve të sigurta të Insajderit, autoritetet kanë gjetur dy thika në vendin e ngjarjes. Njëra thikë është parë në duart e bashkëshortes së viktimës, Rina Maloku-Isufi, ndërsa thika tjetër është gjetur pranë këmbës së majtë të viktimës.
Po ashtu, sipas të njëjtave burime, Rina Maloku-Isufi është parë me një thikë në dorë edhe në momentin kur ka kërkuar ndihmë në një ordinancë afër banesës së tyre.
Ndërkohë, burimet bëjnë të ditur se viktima kishte 7 plagë në trup, të gjitha në zonën e qafës dhe fytit – pesë prej tyre janë vlerësuar si të lehta, ndërsa dy si plagë fatale që rezultuan me humbjen e jetës së tij.
Raporti i autopsisë tashmë i është dorëzuar Prokurorisë përkatëse
Të tjera
Aktuale
Gucati: Afër 5 mijë veta kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Hagë, 7 autobus nesër nisen nga Kosova e Maqedonia
Të dielën, më 14 shtator 2025,
Ekskluzive
Ngrihet aktakuzë ndaj H.S. – Spiunonte te BIA serbe nga vitit 2009, u pagua deri në 700 euro në muaj
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur
Aktuale
Vebi Mujku kritikon Presidenten: Kështu është dashur të reagohet edhe për rastin e vajzës 11-vjeçare të dhunuar
Ish-drejtori i Qendrës për Punë Sociale