“Ethet e Nilit” shqetësojnë autoritetet në Spanjë, regjistrohen 2 viktima

Virusi i “Etheve të Nilit” duket se po përhapet me shpejtësi në të gjithë Evropën.

Autoritetet spanjolle të shëndetësisë raportojnë se 24 raste janë regjistuar gjatë muajve të fundit, teksa dy prej tyre kanë humbur jetën.

Ky virus zakonisht shfaqet në Spanjë në muajin gusht, në disa zona jugore të vendit, kryesisht në provincën e Seviljes, e cila frekuentohet veçanërisht nga zogjtë shtegtarë bartës të virusit.

Sipas Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, “Ethet e Nilit” përhapen kryesisht te njerëzit nga pickimi i një mushkonje të infektuar.

Rastet regjistrohen zakonisht gjatë sezonit të mushkonjave, pra nisin në verë dhe vijojnë gjatë vjeshtës.

Nuk ka vaksina për ta parandaluar apo mjekime për ta trajtuar Nilin Perëndimor te njerëzit.

Megjithatë, për fat të mirë, kryesisht njerëzit e infektuar me këtë virus nuk kanë simptoma. Një në 5 të infektuar mund të kenë temperaturë apo simptoma të tjera të lehta.

Rreth 1 në 150 të infektuar mund të sëmuret rëndë deri në vdekje. Rrezikun e infektimit mund ta ulni duke parandaluar pickimet e mushkonjave.

Të tjera

Uncategorized

Zjarri kaplon një autobus në Skënderaj

Një autobus është kapluar nga zjarri

Uncategorized

AAK-ja zyrtarizon këngëtarin e njohur si kandidat për deputet

Aleanca për Ardhmërin e Kosovës ka

Uncategorized

Osmani takohet me Radoniqin e KQZ-së, kërkon proces zgjedhor të rregullt

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka