Anti-imperialist i ekstremit të majtë, përkatësisht anti-amerikan.
Ky është leximi ideologjik që profesori universitar dhe ish-Kryetari i Gjykatës Kushteutuese, Enver Hasani, bëri për Albin Kurtin, kujdestarin e qeverisë së vendit.
Në një intervistë për “Betimi për Drejtësi”, Hasani tha se Kurti e fshehë dhe vazhdon ta fshehë këtë “bindje, antiamerikaniste” për shkak të sentimentit popullor.
“Albin Kurti e kam përcjellë një kohë dhe kam pas edhe muhabet të afërm, dhe kam lexue dhe përcjellë që është anti imperialist i ekstremit të majt, me kuptim mbi të gjitha anti-amerikanizmin, dhe e ka bindje, ai dhe një rreth i caktuar. Literatura që lexojnë, diskursin që kanë zhvillu dhe zhvillojnë – sepse anti-imperalizmi ka lloj-lloj rryma, si quhet ajo Rryma e Seattle, por ky i takon rrymës së ekstremit të majtë. Ajo nuk ndryshon, dhe kjo është bindje. Ky e fsheh, dhe vazhdon ta fshehë në kohën sa është në pushtet se e din sentimentit e popullit të Kosovës, për me ruajt votën. Politikisht kjo është jashtëzakonisht legjitime, dhe, deri kur të shkon ec vazhdon. Dhe një moment e kupton megjithatë që edhe ideologjia ka kufijt e vet”, tha Hasani.




Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet