Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka njoftuar se u ka dërguar letra zyrtare disa prej institucioneve më të larta evropiane, duke përfshirë Roberta Metsola, Kryetare e Parlamentit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, dhe Viola von Cramon, Raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Në këto komunikime, sindikata ka paraqitur situatën e rënduar financiare në RTK, ku punonjësit ende nuk kanë marrë pagat, ndonëse institucioni po i afrohet muajit dhjetor. Sipas sindikatës, ky është një zhvillim tejet shqetësues që përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe të punës, duke vënë në rrezik mirëqenien ekonomike të qindra familjeve.
“Paga është një e drejtë themelore, e garantuar nga ligjet vendore dhe standardet evropiane,” ka theksuar sindikata, duke kërkuar masa urgjente nga institucionet e Kosovës për të zgjidhur krizën.
Si pjesë e reagimit dhe mobilizimit të punëtorëve, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka paralajmëruar se të hënën, nga ora 11:00, në oborrin e RTK-së, do të mbahet një grevë njëorëshe, ku të gjithë punonjësit ftohen të pezullojnë punën si një akt simbolik dhe i vendosur për të kërkuar zgjidhje.
Sindikatës ka bërë të ditur se situata aktuale është e papranueshme dhe se janë të gatshëm të ndërmarrin të gjitha masat ligjore dhe sindikale të nevojshme për të siguruar pagesa të rregullta dhe funksionimin e qëndrueshëm të shërbimit publik medial.
Në fund, ata u bëjnë thirrje institucioneve që të reagojnë menjëherë dhe të mos lejojnë që kriza të thellohet më tej, duke rrezikuar vazhdimin e misionit publik të RTK-së



Të tjera
Aktuale
Kurti tregon pesë vendimet e para që do t’i marrë mandatin e radhës
Albin Kurti po synon një tjetër
Aktuale
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, por i garantova që do të jetë e paqes
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në
Aktuale
Marrëveshje dhjetëra milionëshe, masat që i hoqi BE-ja
Bashkimi Evropian ka vendosur të heqë