Pas shkarkimit të Ramadan Ahmetit nga pozita e Drejtorit të Termocentralit B, ka lëvizje të reja në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Burime të Klan Kosovës kanë mësuar ekskluzivisht nga burime brenda KEK se sot është emëruar një tjetër ushtrues detyre në këtë institucion, Jonuz Saraqi.
U.D. i drejtorit Ekzekutiv të KEK-ut, Gramos Hashani, e ka caktuar Saraqin si Ushtrues Detyre të Drejtorit të Termocentralit Kosova B, shkruan Klan Kosova.
Kush është Jonuz Saraqi?
Saraqi ka shërbyer më herët si drejtor i Termocentralit “Kosova A”.
Në vitin 2024, ai ishte shkarkuar nga ish-drejtori i KEK-ut, Bekir Gerguri, për shkak të vlerësimit të dobët të performancës.
Pavarësisht kësaj, këtë vit, Hashani e ka rikthyer atë në pozitë të lartë duke e emëruar drejtor teknik në TCB, ndërsa sot ka vendosur që ai të marrë edhe drejtimin ekzekutiv të këtij termocentrali.
Kujtojmë se paraardhësi i Saraqit, Ramadan Ahmet, u shkarkua të premten nga pozita.
Derisa në Kosovë gjendja në sektorin e energjisë vazhdon të jetë kaotike, Hashani po përshpejton vendimet për emërime dhe shkarkime brenda KEK-ut.
Së fundmi, vëllai i ish-deputetit Bylbyl Sokoli është emëruar U.D. i Drejtorit Operativ të Termocentraleve dhe Minierës. Ajo që ka ngjallur më shumë reagime është fakti se Sokoli është kimist me profesion, gjë që e bën të pazakontë caktimin e tij në një pozitë kaq të ndjeshme dhe teknike në operimin e termocentraleve dhe minierave.



Të tjera
Aktuale
Motra e Donika Kadajt -Bujupi kanidon si boshnjake ne Listen e VAKAT, reagon ashper Duda Balje
Ish-deputetja boshnjake, Duda Balje, ka
Sport
Spalletti i Juventusit flet për minutat e pakta të Edon Zhegrovës në fushë
Napoli ka shënuar fitore me rezultat
Aktuale
Emërohet një tjetër ushtrues detyre i ri në KEK
Pas shkarkimit të Ramadan Ahmetit nga