Pse po tentohet me u nda LDK-ja, në gardë të vjetër dhe gardë të re?
Çka po fitohet me këtë ndarje?
Pse gjithë ky mllef dhe kujt po i konvenon?
LDK-ja nuk është gardë – as e vjetër, as e re.
LDK-ja është familje dhe vazhdimësi.
Unë flas nga vetja:
gjyshi im ka qenë LDK, babai im është LDK, jam unë sot – e tash po rriten edhe fëmijët e mi, që pas dy vitesh bëhen votues.
Kjo është LDK-ja: brez pas brezi.
Kushdo që flet për ndarje në gardë të vjetër e gardë të re, po flet për përçarje, jo për forcim.
E kësaj përçarjeje po i fryjnë shumë erna – e shumica s’janë të LDK-së.
Kundërshtarët na duan të ndarë, sepse të ndarë jemi ma të dobët.
Atë kënaqësi s’kemi me ia dhënë askujt.
Ne jemi një LDK.
Ringritemi si një.
LDK-ja është dashni.
LDK-ja është ndjenjë.



Të tjera
Aktuale
Osmani s’deklarohet për vendimin e Kushtetueses
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk
Aktuale
Një muaj afat, Osmani thirrje që sot të caktohet data e seancës për presidentin – çfarë lëvizje do të bëjë Kurti
Dje, Gjykata Kushtetuese nxori aktgjykimin e
Aktuale
Abdixhiku kërkon hetim dhe u bën thirrje qytetarëve: Po faturoheni me tarifë të shtrenjtë edhe natën
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka