Policia e Kosovës ka njoftuar se është ekstraduar nga Hungaria 49 vjeçari, S.T. i dënuar me rreth 4 vjet burgim për kultivim dhe shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.
“Më datë 04.12.2025 është realizuar me sukses ekstradimi nga Hungaria në Kosovë i të dënuarit S.T., 49 vjeç, nga fshati Gjonaj, Komuna e Prizrenit, me qëndrim të përkohshëm në Hungari. Ekstradimi është kryer në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, për veprat penale: • “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave analoge”, • KPK 272/1 “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”,• KPK 366/1 “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.”
Ai është i dënuar me 3 vjet e 10 muaj burgim dhe me gjobë prej 4 mijë euro.
“I dënuari është gjykuar me një total prej 3 vite e 10 muaj burgim dhe me gjobë prej 4,000 €, por i kishte shmangur vuajtjes së dënimit. I ekstraduari është dorëzuar nga autoritetet kompetente Hungareze, ku është pranuar nga zyrtarët kompetent dhe më pas nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor Prizren është dërguar në Qendrën e Paraburgimit. Policia e Kosovës falënderon autoritetet italiane për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhër-arresteve dhe procedurave ligjore në funksion të drejtësisë dhe sigurisë publike.”



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga